|
Konferencë regjionale rreth Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme |
Stafi i Qendrës për Themelimin e Bizneseve e Kosovës dhe partneret e saj nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe Universitetit te Prishtinës morën pjese ne konferencën rreth “Eksperiencave te Suksesshme në Mënjanimin e Pengesave për Ndërmarrjet e Vogla dhe te Mesme ne Ballkanin Perëndimor”, konference kjo e cila u organizua nga BSC Bar me 23 dhe 23 Dhjetor.
Qëllimi kryesor i kësaj konference ishte shkëmbimi i eksperiencave nga regjioni mbi pengesat e bizneseve dhe mënyrat e eliminimit te tyre.
Konferenca u hap me fjale mirëseardhje nga Drejtoresha e BSC Barit, Ivana Tomasevic, pasuar nga zevendes kryetari i Komunes së Barit Dragan Simovic.
Menaxheri i Projektit nga SPARK, Philip Hostert prezantoi aktivitetet dhe planet e ardhshme te SPARK-ut ne Ballkan. Pas kësaj, eksperti I UE-se për Ndërmarrjet e Vogla dhe te Mesme, Alberto Gomez, prezantoi një raport nga BSC-te për pengesat vendore te Ndërmarrjet te Vogla dhe te Mesme si dhe Barrierat e Tregtisë ne UE qe ndikojnë ne Ndërmarrjet e Vogla dhe te Mesme ne Ballkanin Perëndimor.
|
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
|
Trajnim rreth Menaxhimit të Projekteve |
Organizata SPARK nga Amsterdami organizoi një Trajnim pese ditor rreth Menaxhimit te Projekteve, prej datës 10 – 14 Nëntor i cili u mbajte ne Shkup te Maqedonisë. Ky trajnim ishte konstruktuar për stafin e SPARK-ut nga Prishtina dhe Shkupi, si dhe stafin e Qendrave për Themelimin e Bizneseve nga Kosova, Zenica, Bari, Kragujevaci dhe Bitola.
Trajnimi ishte i përbëre nga pese subjekte te ndryshme, ku pjesëmarrësit patën mundësin qe te mësojnë me gjere rreth Menaxhimit te Projekteve, Analizat Organizative, Monitorimi dhe Vlerësimi, Metodat e Monitorimit dhe Planet Personale.
Pjesëmarrësit e këtij trajnimi shkëmbyen eksperiencat e tyre rreth Menaxhimit te Projekteve nga organizatat e tyre. Gjithashtu, pjesëmarrësit patën mundësinë qe te performojnë role te ndryshme dhe te bëjnë ushtrime shume te dobishme.
Mikpritës i këtij trajnimi ka qene Zonja Ger Roebeling nga Organizata e Trajnimeve MDF nga Holanda.
|
|
|
Ceremonia e ndarjes së shpërblimeve për fituesit e BSCK-së |
|
Business Start-Up Centre Kosovo ka shpallur fituesit e garës për plane të biznesit në një mbrëmje solemne. Ceremonia e ndarjes së shpërblimeve për fituesit është mbajtur me 23 Qershor 2008 në restorantin ‘Collection’ në Prishtinë.
Në këtë ceremoni ishin të pranishëm përfaqësues të qeverisë, komunitetit ndërkombëtar, universitetet dhe bota e biznesit.
|
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
|
|
<< Fillim < E mërparshme 1 2 3 Tjetra > Fund >>
|
| Rezultatet 1 - 4 nga 10 |