fillimi për ne na kontaktoni forum faq login
 
Lajme
Shkolla e Ndërmarrësisë
Trajnime Biznesi
Business Start-ups
Lajmet Flash
Rrjeti S.E.N.S.I.
Inkubatori i Biznesit
Linqet
Vende të lira pune
Galeria
Storje Suksesi
Kutia e ankesave
Partnerët
Ministry of Foreign Affairs of Netherlands


Fillimi
FILLOI SHKOLLA E NDËRMARRËSISË NË PRISHTINË Printoni E-mail
 Prishtinë, 30 nëntor 2009 – Qendra për Mbështetje të Bizneseve në Kosovë (BSCK) ka filluar ciklin e ri të Shkollës së Ndërmarrësisë në Prishtinë. Ka qenë shumë e vështirë për jurinë që të bëjë përzgjedhjen e pjesëmarrësve për këtë cikël për shkak të interesimit të lartë të të rinjve për këtë program dhe kualitetit të lartë të ideve të prezantuara nga kandidatët. Megjithatë, juria ka vendosur për 25 pjesëmarrës të cilët kanë potencialin më të lartë për të shndërruar idetë e tyre në biznese. Pjesëmarrësit do të kenë mundësi që të marrin njohuritë e nevojshme për ndërmarrësi. Çdo ditë nga e hëna deri të premten do të ketë katër orë ligjërata nga trajnerë dhe ekspertë të shtatë fushave/moduleve më të rëndësishme të ndërmarrësisë. Gjatë ligjëratave do të organizohen ushtrime praktike të ndërmarrësisë dhe do të ftohen mysafir të ndryshëm të cilët do flasin për përvojat e tyre në praktikë. Shkolla e Ndërmarrësisë ka filluar me sukses me modulin e quajtur Ndërmarrësi dhe Strategji Biznesi, dhe do të vazhdojë me modulet Marketing dhe Marrëdhënie me Publikun, Mjedis Biznesor dhe Etikë Biznesi, Menaxhim i Projekteve dhe Zhvillim i Produkteve të Reja, Lidership dhe Organizim, Financat e Biznesit, dhe Përpilim i Biznes Planit. Në fund të çdo moduli do të ketë vlerësim dhe komente nga pjesëmarrësit e cila ndihmon BSCK-në që të ngrit nivelin e shkollës në ciklet në vijim. Po ashtu edhe trajnerët/ekspertët do të bëjnë vlerësimin e tyre profesional në fund të çdo moduli përkatës.

BSCK ka arritur që në këtë cikël të grumbulloj të rinj me eksperiencë dhe ide biznesi të ndryshme. Llojllojshmëria e ideve dhe mendimeve do të kontribuojë në ngritjen e cilësisë së shkollës. Idetë e pjesëmarrësve do të zhvillohen në biznes plane të detajuara deri më 22 janar 2010, kur do të paraqiten para jurisë së pavarur profesionale. Juria do të bëjë përzgjedhjen e biznes planeve më të mira të cilat do të fitojnë pakon mbështetëse e cila përfshinë regjistrimin e biznesit falas, 100 orë konsulencë falas, qasje në mikro-kredi deri në € 10,000, ndërlidhje me komunitetin e biznesit, dhe promovim tek investitorët dhe partnerët potencial.

Programi mbështetet nga Ministria e Jashtme e Holandës dhe partnerët SPARK, Komuna e Prishtinës, Agjencia për Mbështetje të NVM-ve, Ministria e Kulturës, Rinisë, dhe Sporteve, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, NLB Prishtina, Universiteti i Prishtinës, dhe Oda Ekonomike e Kosovës.


 
shqip | english | srpski
Ngjarjet e fundit
No upcoming events
Shiqo kalendarin në tërësi

Shkarko aplikacionin këtu
July 2010 August 2010
Mo Tu We Th Fr Sa Su
Week 26 1 2 3 4
Week 27 5 6 7 8 9 10 11
Week 28 12 13 14 15 16 17 18
Week 29 19 20 21 22 23 24 25
Week 30 26 27 28 29 30 31
 
© BSC Kosovo 2007
design by digimak