Business Support Centre Kosovo (BSCK) në përkrahje të Ministrisë së Jashtme të Holandës dhe partnerëve siq janë: SPARK (më parë e njohur si ATA), Komuna e Prishtinës, Komuna e Pejës, Universiteti i Prishtinës, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Ministria e Kulturës, Rinisë, dhe Sportit, Agjencioni për Mbështetje të NVM-ve, NLB Bank, Oda Ekonomike e Kosovës, dhe Universiteti Iliria. BSCK organizon shkollën e ndërmarrësisë në dy lokacione: 1. Prishtinë dhe 2. Pejë. Pjesëmarrësit mund të fitojnë njohuri të domosdoshme për themelimin dhe zhvillimin e biznesit të tyre përmes shtatë moduleve të shkollës së ndërmarrësisë.
Përfitimet
Përfitimet për të gjithë pjesëmarrësit përfshijnë:
Shkollën e ndërmarrësisë prej shtatë javësh;
Trajnime dhe konsultime me trajnerë dhe ekspertë të fushave të ndryshme të ndërmarrësisë;
Takim me partnerë dhe investitorë potencial;
Ndërlidhje e komunitetit të biznesit.
Përfitimet për pjesëmarrësit me biznes planet më të mirë pas përfundimit të Shkollës janë:
100 orë konsulencë Falas;
Qasje në mikro-kredi deri në €10,000 me kushte të volitshme;
Regjistrim i biznesit Falas;
Bëheni pjesë e më shumë se 30 bizneseve të mbështetura nga BSCK.
Kush mund të aplikoj
Pjesëmarrësi ideal është:
Nga 18 deri 35 vjet
Ka ide dhe ambicie për biznes
Ka dëshirë dhe vullnet për të themeluar biznesin e vet
Ka nevojë për mbështetje në zhvillimin e biznesit ekzistues
Si të aplikoj
Personat të cilët i plotësojnë këto kushte dhe janë të interesuar për Shkollën e Ndërmarrësisë mund të aplikojnë në njërën nga këto mënyra:
Prishtinë:
Shkarko aplikacionin këtu dhe pasi që të keni plotësuar e dërgoni në email adresën
Kjo adresë e-mail-i është e mbrojtur nga spam bots, duhet të aktivizoni Java skriptet për të parë atë
, ose
Vizitoni zyrat e BSCK-së në Prishtinë, Rr. Nëna Terezë, nr. 20, (ndërtesa e Odës Ekonomike të Kosovës), Prishtinë, çdo ditë pune nga ora 10:00-17:00 (pauza 12:00-13:00)
Pejë
Shkarko aplikacionin këtu dhe pasi që të keni plotësuar e dërgoni në email adresën
Kjo adresë e-mail-i është e mbrojtur nga spam bots, duhet të aktivizoni Java skriptet për të parë atë
, ose
Vizitoni zyrat e BSCK-së në Pejë, rr. Wesley Clark, p.n., (Universiteti Privat “Iliria”), Pejë, çdo ditë pune nga ora 13:00-17:00
Juria profesionale do të bëjë përzgjedhjen e 25 kandidatëve për secilin lokacion.
Pagesa për Shkollë: € 95*
* Kostoja e organizimit të këtij trajnimi është € 860 për person. Duke ju falënderuar përkrahjes nga donatorët dhe partnerët tanë, pjesëmarrësit do të paguajnë vetëm € 95.
AFATI I FUNDIT për aplikim për Prishtinë është 24 NËNTOR 2009 AFATI I FUNDIT për aplikim për Pejë është 30 NËNTOR 2009
Java
Moduli
Shkolla në Prishtinë
Shkolla në Pejë
Koha
1
Ndërmarrësi dhe Strategji Biznesi
30.11-4.12.09
7-11.12.09
16:30-20:30
2
Marketing dhe Marrëdhënie me Publikun
7-11.12.09
14-18.12.09
16:30-20:30
3
Mjedis Biznesor dhe Etikë Biznesi
14-18.12.09
21-25.12.09
16:30-20:30
4
Menaxhimi i Projektit dhe Zhvillim i Produkteve të reja
21-25.12.09
4-8.01.10
16:30-20:30
5
Lidership dhe Organizim i Biznesit
4-8.01.10
11-15.01.10
16:30-20:30
6
Financa të Biznesit
11-15.01.10
18-22.01.10
16:30-20:30
7
Përpilim i Biznes Planit
18-22.01.10
25-29.01.10
16:30-20:30
Shkolla në Prishtinë do të mbahet në lokacionet e ndërtesës së Odës Ekonomike të Kosovës, Rr. Nëna Terezë, nr. 20, Prishtinë. Shkolla do të zgjasë nga 30 Nëntor 2009 deri më 25 Janar 2010 (pushim gjatë Vitit të Ri nga 26 Dhjetor 2009 deri më 3 Janar 2010). Për më shumë informata kontaktoni 038 247 982.
Shkolla në Pejë do të mbahet në lokacionet e Universitetit privat “Iliria”, rr. Wesley Clark, Pejë. Shkolla do të zgjasë nga 7 Dhjetor 2009 deri më 29 Janar 2010 (pushim gjatë Vitit të Ri nga 26 Dhjetor 2009 deri më 3 Janar 2010). Për më shumë informata kontaktoni 044 282 673 ose 039 423 797.