fillimi për ne na kontaktoni forum faq login
 
Lajme
Shkolla e Ndërmarrësisë
Trajnime Biznesi
Business Start-ups
Lajmet Flash
Rrjeti S.E.N.S.I.
Inkubatori i Biznesit
Linqet
Vende të lira pune
Galeria
Storje Suksesi
Kutia e ankesave
Partnerët
Ministry of Foreign Affairs of Netherlands


Fillimi
TRAJNIME TË NDËRMARRËSISË NË PRIZREN DHE DRENAS Printoni E-mail
Business Support Centre Kosovo (BSCK), Qendra Rinore Prizren dhe Qendra e Rinisë në Drenas, në përkrahje të USAID / Kosovo Private Enterprise Program, organizon trajnime të ndërmarrësisë në dy lokacione: 1. Prizren dhe 2. Drenas. Pjesëmarrësit mund të fitojnë njohuri të domosdoshme për themelimin dhe zhvillimin e biznesit të tyre përmes dhjetë moduleve të trajnimit të ndërmarrësisë. Të gjitha shpenzimet do të mbulohen nga USAID / KPEP.


Përfitimet

Trajnimet e ndërmarrësisë janë falas për të gjithë pjesëmarrësit. 

Përfitimet për të gjithë pjesëmarrësit përfshijnë:
  • Trajnime biznesi falas (10 javë);
  • Trajnime dhe konsultime me trajnerë dhe ekspertë të fushave të ndryshme të ndërmarrësish;
  • Takim me partnerë dhe investitorë potencial;
  • Ndërlidhje e komunitetit të biznesit.

Përfitimet për pjesëmarrësin me biznes planin më të mirë pas përfundimit të trajnimit janë (për njërin pjesëmarrës nga Prizreni dhe njërin nga Drenasi):

  • Qasje në mikro-kredi deri në €10,000 me kushte të volitshme;
  • Investim nga organizatori 20% të shumës së kredisë;
  • 100 orë konsulencë Falas;
  • Bëheni pjesë e më shumë se 30 bizneseve të mbështetura nga BSC Kosovo.

Kush mund të aplikoj

Pjesëmarrësi ideal është:
  • Nga 18 deri 30 vjet
  • Ka ide dhe ambicie për biznes
  • Ka dëshirë dhe vullnet për të themeluar biznesin e vet
  • Ka nevojë për mbështetje në zhvillimin e biznesit ekzistues

Si të aplikoni

Personat të cilët i plotësojnë këto kushte dhe janë të interesuar për trajnime mund të aplikojnë në njërën nga këto mënyra:

Prizren:

  • Shkarkoni aplikacionin këtu  dhe pasi që të keni plotësuar e dërgoni në email adresën Kjo adresë e-mail-i është e mbrojtur nga spam bots, duhet të aktivizoni Java skriptet për të parë atë , ose
  • Vizitoni zyrat e Qendrës Rinore në Prizren, Rr. Brigada, p.n., Ortokoll (ish Bashkësia Lokale), Prizren, çdo ditë pune nga ora 10:00-12:00

Drenas:

  • Shkarkoni aplikacionin këtu  dhe pasi që të keni plotësuar e dërgoni në email adresën Kjo adresë e-mail-i është e mbrojtur nga spam bots, duhet të aktivizoni Java skriptet për të parë atë , ose 
  • Vizitoni zyrat e Qendrës së Rinisë në Drenas, Qendra Tregtare, kati III, Drenas, çdo ditë pune nga ora 10:00-12:00

Juria profesionale do të bëjë përzgjedhjen e 25 kandidatëve për secilin lokacion. 

AFATI I FUNDIT për aplikim është 21 TETOR 2009

Periudha e Trajnimit dhe Lokacioni

Java

Moduli

Trajnimi në Prizren

Trajnimi në Drenas

Koha

1

Ndërmarrësi

26–30.10.09

02–06.11.09

16:30-20:30

2

Strategji Biznesi

02–06.11.09

09–13.11.09

16:30-20:30

3

Marketing dhe Hulumtim Tregu

09–13.11.09

16–20.11.09

16:30-20:30

4

Mjdeis Biznesor dhe Etikë Biznesi

16–20.11.09

23–27.11.09

16:30-20:30

5

Menaxhimi i Projektit dhe Zhvillim i Produkteve të reja

23–27.11.09

30.11–04.12.09

16:30-20:30

6

Lidership dhe Organizim i Biznesit

30.11–04.12.09

07–11.12.09

16:30-20:30

7

Komunikim Biznesi

07–11.12.09

14–18.12.09

16:30-20:30

8

Financa të Biznesit

14–18.12.09

21–25.12.09

16:30-20:30

9

Përpilim i Biznes Planit

21–25.12.09

04–08.01.10

16:30-20:30

10

Mentorim i Biznesit

04–08.01.10

11–15.01.10

16:30-20:30


Trajnimi në Prizren do të mbahet në lokacionet e Qendrës Rinore Prizren, Rr. Brigada, p.n., Ortokoll (ish Bashkësia Lokale). Trajnimi do të zgjasë nga 26 Tetor 2009 deri më 8 Janar 2010 (pushim gjatë Vitit të Ri nga 26 Dhjetor 2009 deri më 3 Janar 2010). 

Trajnimi në Drenas do të mbahet në lokacionet e Qendrës së Rinisë Drenas, Qendra Tregtare, kati III. Trajnimi do të zgjasë nga 2 Nëntor 2009 deri më 15 Janar 2010 (pushim gjatë Vitit të Ri nga 26 Dhjetor 2009 deri më 3 Janar 2010).
 
shqip | english | srpski
Ngjarjet e fundit
No upcoming events
Shiqo kalendarin në tërësi

Shkarko aplikacionin këtu
July 2010 August 2010
Mo Tu We Th Fr Sa Su
Week 26 1 2 3 4
Week 27 5 6 7 8 9 10 11
Week 28 12 13 14 15 16 17 18
Week 29 19 20 21 22 23 24 25
Week 30 26 27 28 29 30 31
 
© BSC Kosovo 2007
design by digimak