fillimi për ne na kontaktoni forum faq login
 
Lajme
Qendra per Themelimin e Bizneseve e Kosoves emëron Besnik Krasniqin si Drejtor të saj.
 
Trajnimi: "Aftësimi për Biznes"
Gara për Biznes Plane
Business Start-ups
Gara për Idetë më të mira
Lajmet Flash
Rrjeti S.E.N.S.I.
Inkubatori i Biznesit
Linqet
Vende të lira pune
Galeria
Storje Suksesi
Partnerët
Ministry of Foreign Affairs of Netherlands Kosovo Enterprise Program
 univ.jpg BTC 
min_sport.jpgmin_industr.jpgmin_tekno.jpg
univ_prishtines.jpgoek.jpgriinvest.jpg


Fillimi arrow Trajnimi: "Aftësimi për Biznes"
Trajnimi: "Aftësimi për Biznes" Printoni E-mail

Trajnimi i tretë mbi aftësitë e Biznesit do të fillojë me 14 Prill - 27 Qershor 2008

Do të jetë ky trajnimi i tretë I këtij lloji që do organizohet nga BSC-ja. Të përzgjedhur nga Gara për Biznes Planet më të mira, 50 pjesmarrës të ndarë në dy grupe do të marin pjesë në këtë trajnim, që do të mbahet në Prishtinë.

Ky trajnim është zhvilluar nga ekspertë të ndryshëm nga vendi dhe rajoni. Nga datat 27 - 29 Mars 2008 grupi prej 5 ekspertëve në bashkpunim me trajnuesit ka përpiluar dhe zhvilluar këtë trajnim.

Ekspertët e zhvillimit të Trajnimit mbi aftësitë e Biznesit:

  • - Visar Ademi
  • - Arben Rushaj
  • - Mimoza Kusari-Lila
  • - Konstantin Petkovski
  • - Ardiana Gashi
  • - Ahmet Rushiti

Të gjithë këta ekspertë së bashku me trajnuesit i kanë zhvilluar këto module:

  • 1. Mjedisi Biznesor në Kosovë
  • 2. Aftësitë e ndërmarrësisë
  • 3. Orientimet e tregut
  • 4. Strategjia e Biznesit
  • 5. E-Business
  • 6. Aftësitë komunikuese
  • 7. Menaxhimi i Projekteve
  • 8. Menaxhmenti Financiar
  • 9. Menaxhmenti i Burimeve njerzore
  • 10. Coaching

Këto module do të jipen gjatë trajnimit më të suksesshëm për biznes të organizuar në Kosovë "Trajnimi mbi aftësitë e Biznesit"
 
...................................................................................................................

Duke i ofruar njerëzve trajnime në shkrimin e biznes planeve dhe zhvillimin e aftësive biznesore ata janë të pajisur me mjetet e nevojshme dhe diturinë për të bërë një biznes plan dhe për të filluar biznesin e tyre. Ekspertët tonë ndërkombëtar, regjional dhe vendor janë të gjithë trajnues profesional me përvojë personale në ndërmarrësi. Trajnuesit ofrojnë njohuri teorike gjithashtu edhe praktike. Njerëz nga bota e biznesit dhe bankave janë të ftuar të ligjërojnë si mysafirë. 

BSC Kosovo ofron dy lloj trajnimesh:

-Trajnimi për shkrimin e biznes planeve 

Një javë trajnim për 80 fituesit e garës për idetë më të mira të biznesit. 4 grupe nga 20 persona trajnohen në shkrimin e biznes planeve. Trajnimi është i dizajnuar nga një ekip që përbëhet prej ekspertit ndërkombëtar dhe ekspertëve regjional. Pas trajnimit studentët janë të aftë të shkruajnë biznes plan dhe t'i bashkëngjiten garës për biznes planet më të mira.

-Trajnimi për aftësimin për biznes

Trajnim 10 javor i përbërë nga 10 kurse për zhvillimin e biznesit u ofrohet 50 fituesve të  Garës për Biznes Planet më të mira.  2 grupe nga 25 persona trajnohen në:

1.      Aftësi ndërmarrësie, menaxhimi dhe udhëheqjeje 
2.      Strategji biznesi dhe plan biznesi
3.      Hulumtim të tregut, menaxhim të marketingut dhe aftësitë komerciale
4.      Zhvillim të produkteve, inovacion, dhe pronë intelektuale 
5.      Organizim të menaxhmentit dhe sigurim të kualitetit
6.      Produktivitet dhe menaxhim të projektit
7.      Menaxhment komunikues  (brenda dhe jashtë) dhe aftësitë komunikuese
8.      Menaxhment i resurseve njerëzore 
9.      Rregullorja ligjore dhe e tatimit dhe korniza ligjore për NVM
10.   Menaxhimi financiar, duke përfshirë kontabilitetin, buxhetin, dhe kalkulimin e kostos së çmimeve

Trajnimi projektohet nga ekipi i një eksperti ndërkombëtar dhe ekspertëve regjional dhe vendor. Trajnimi mbahet nga ekipi prej 5 trajnuesve vendor dhe 5 regjional të cilët kanë përvojë në ndërmarrësi. Trajnuesit do të jenë prijës të pjesëmarrësve gjatë zhvillimit të planit final të biznesit.  

 
shqip | english | srpski
Ngjarjet e fundit
No upcoming events
Shiqo kalendarin në tërësi
January 2009 February 2009
Mo Tu We Th Fr Sa Su
Week 1 1 2 3 4
Week 2 5 6 7 8 9 10 11
Week 3 12 13 14 15 16 17 18
Week 4 19 20 21 22 23 24 25
Week 5 26 27 28 29 30 31
Bashkëpunëtorët e BSCK
 cefe3.jpg
 www.cefeks.org
gtz0.jpg
 www.gtz.de
 
© BSC Kosovo 2007
design by digimak