|
Ceremonia e ndarjes së shpërblimeve për fituesit e BSCK-së |
|
|
|
Business Start-Up Centre Kosovo ka shpallur fituesit e garës për plane të biznesit në një mbrëmje solemne. Ceremonia e ndarjes së shpërblimeve për fituesit është mbajtur me 23 Qershor 2008 në restorantin ‘Collection’ në Prishtinë.
Në këtë ceremoni ishin të pranishëm përfaqësues të qeverisë, komunitetit ndërkombëtar, universitetet dhe bota e biznesit.
Mysafir nderi i asaj mbrëmjeje ishte Zonja Margriet Struijf, drejtoreshë e zyrës diplomatike të Holandës në Prishtinë, ndërsa një mysafir tjetër i shquar ishte edhe Prof. Enver Hasani, Rektor i Universitetit të Prishtinës, i cili në fjalimin që e mbajti e falënderoi BSCK-në për ndihmën që ia ka dhënë studentëve të UP-së si dhe ndërmarrësve të tjerë të rinjë për fillimin e bizneseve të tyre. Rektori Hasani gjithashtu foli edhe për rëndësinë e trajnimeve të BSCK-së dhe transferit të kredive (ECTS) përmes certifikatave të akredituara si dhe për Punëtorinë për Zhvillimin e Programit të mbajtur në mënyrë që të inkorporohen modulet e BSCK-së me metodologjinë e mësimit në Fakultetin Ekonomik dhe në Programin e Shkollës së Biznesit në Pejë.
Folësi i radhës në këtë ceremoni ishte Mr. Nebojsa Simic, ish ekspert dhe trajner i BSCK-së ndërsa tani drejtor i BSC-së në Kragujevc. Zoti Simic kujtoi momentet e mrekullueshme që i kishte përjetuar gjatë kohës sa ishte trajner i modulit të parë në ciklin e parë te BSCK-së. Ai foli për rëndësinë e BSC Kosovo si një shembull të mirë për BSC-të tjera në rajon.
Pastaj, Armend Ukshini – pjesëmarrës i BSCK-së përshkruajti se si trajnimi i BSCK-së ka zgjeruar horizontet e tij biznesore, dhe se si ai ka mësuar që dobësitë në biznes t’i shndërrojë në pika të fuqishme. “Kur kam filluar të ndjekë Trajnimin për Aftësi Biznesore që zgjat 10 javë, unë pata të veshur pantallona me shumë xhepa dhe një maicë, ndërsa në fund të trajnimeve isha i veshur me kostum solemn” tha Armendi duke u munduar të portretizojë mënyrën e influencimit të BSCK-së ndaj tij.
Në këtë mbrëmje, 62 pjesëmarrësit e Trajnimit për Aftësive Biznesore u pajisën me Certifikata të akredituara ECTS nga dy ekspertët Prof. Visar Ademi nga Maqedonia dhe Prof. Ardiana Gashi nga Kosova, të cilët kanë punuar në zhvillimin e trajnimit te këta djemë dhe vajza të reja;
Ceremonia e ndarjes së shpërblimeve ishte ngjarja kryesore e natës. Ndërmarrësit e parë të cilët diplomuan në ciklin e parë të BSCK-së, Zoti Valton Berisha nga ‘Global Alliance Network’ dhe Zoti Petrit Kelmendi nga ‘Big Advertising’ patën nderin të shpallin emrat e 12 homologëve të tyre të ri, që kanë fituar në Ciklin III.
Fituesit dhe emrat e bizneseve të tyre janë:
|
Emri i fituesit
|
Kompania
|
|
Sokol Duraku
|
Dredhëza
|
|
Besa Begu
|
Center of Preventive Dentistry
|
|
Njomëza Luci
|
Njomëza Luci
|
|
Blerim Morina
|
OUTSOURCE
|
|
Ganimete Krasniqi
|
Massage Center
|
|
Hazer Shehu
|
Kalaveshi
|
|
Kadri Sopjani
|
Wood Design Studio
|
|
Anduena Buqani
|
PËR JU
|
|
Agon Abazi
|
D & A Group
|
|
Albert Behrami
|
ANGROS
|
|
Rodoljub Grkovic
|
RoJel
|
|
Blagoje Ilic
|
Mahagoni
|
Duke folur në emër të 500 djemve dhe vajzave të reja që kanë përfituar nga programi i BSCK-së, Zonja Belma Bajrami – Kastrati, Drejtoreshë e BSCK-së, vlerësoi me nderim të madh Kryetaren e Zyres Diplomatike të Holandës për ‘mbështetjen dhe fuqizimin e rinisë kosovare’
As sa ishte e rëndësishme shpallja e fituesve të gjeneratës së re, po aq rëndësi pati edhe promovimi i fituesve të kaluar. Si pjesë plotësuese e kësaj ceremonie, u organizua mini-panairi i parë i përbërë nga 14 kompanitë që janë përkrahur nga BSCK-ja që nga themelimi i tyre vitin e kaluar dhe në fillim të këtij viti patën rastin të paraqesin veten si dhe produktet dhe shërbimet e tyre në këtë panair.

per me shume foto vizitoni galerine...
|