|
Punëtoria e Zhvillimit të Programit (2) |
|
|
Ndërmarrësia në Programin Universitar
Prizren, Kosovë
20-21 Qershor 2008
Business Start-Up Centre Kosovo organizoi një punëtori dy ditore për ndërmarrësinë në programin universitar. Punëtoria u mbajt me 20 dhe 21 Qershor 2008 në Hotel OK në Prizren.
Objektivat e kësaj punëtorie ishin të ndihmojnë përmirësimin e programit për ndërmarrësi dhe kapacitetet e mësimit për ndërmarrësi në institucionet e larta arsimore, të fokusuara në rajonet/ institucionet në Prishtinë, Pejë, Osijek dhe Bitola, dhe të ndërmirren disa plane për veprime konkrete për secilin institucion/rajon.
Ndihmës të kësaj punëtorie ishin Zoti Jaap Van Tilburg, kryetar i Top Spin International dhe Këshilltar Senior i Shkollës së Menaxhmentit dhe Qeverisjes në Universitetin e Twentes, dhe Prof. Besnik Kransiqi, profesor i Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Prishtinës.
Punëtoria pati 21 pjesëmarrës, profesorë dhe studentë nga Universiteti J.J. Strossmayer në
Osijek të Kroacisë, Fakulteti i Shkencave Teknike Universiteti Bitola St. Klimentski Ohridski në Maqedoni, dhe Universiteti i Prishtinës si dhe Universiteti i Pejës në Kosovë. Aty pati seanca të përgjithshme dhe seanca diskutimesh, si dhe shkëmbim të ideve dhe informatave midis pjesëmarrësve.
Punëtoria filloi me disa pika hyrëse nga Ahmet Rushiti, Project Officer në BSC Kosovo dhe prezentimet nga Jaap van Tilburg. Pastaj u vazhdua me prezentime të shkurta të secilit pjesëmarrës, të cilët u prezantuan, treguan se çka i motivon ata për trajnimin e ndërmarrësisë dhe se çka presin ata nga kjo punëtori.
Prezentimet nga pjesëmarrësit ishin bërë në mënyrë që të sigurohen se të gjithë të pranishmit të informohen për Programin e Institucioneve Arsimore në rajonin e Prishtinës, Pejës, Osijekut dhe Bitolës. Adriatik Hoxha nga Fakulteti Ekonomik në Universitetin e Prishtinës në Kosovë, Slavica Singer nga Universtiteti J.J. Strossmayer në
Osijek të Kroacisë dhe Konstantin Petkovski nga Fakulteti i Shkencave Teknike Bitola në Universitetin St. Klimentski në Ohër të Maqedonisë prezentuan programin e studimeve bachelor dhe master në institucionet e tyre.
Dita e parë përfundoi me prezentimin e Besnik Krasniqit për Modulet Trajnuese dhe për eksperiencën e BSC Kosovo, duke spjeguar se si këto module ndihmojnë studentët për të bërë biznes në Kosovë.
Dita e dytë filoi me një prezentim nga Jaap van
Tilburg për shembujt ndërkombëtar për ndërmarrësinë, duke dhënë shembuj nga Universiteti i Twentes.
Seancë interesante për të gjithë pjesëmarrësit ishte seanca e diskutimeve për studentët, ku ata shkëmbyen idetë me profesorët e tyre për nevojat e studentëve dhe se çka mund të bëhet për përmirësimin e programit në universitetet e tyre.
Rëndësi të madhe pati edhe puna ekipore në planin e veprimeve midis pjesëmarrësve ku ata duhej të jepnin ide për përfshirjen e moduleve të mundshme në programin universitar, çfarë module mësimore të përfshihen dhe si mund të bëhet një bashkëpunim më i mirë rajonal në lidhje me Ndërmarrësinë në programin universitar.
Aty u bë një diskutim produktiv midis pjesëmarrësve pasi që secili ekip përgaditi prezentimin e diskutimit të planeve të tyre të veprimit.
Punëtoria bëri një vlerësim të shkurtër për profesorët dhe studentët në lidhje me atë se sa ishin të kënaqur me punëtorinë. Të gjithë thanë se janë shumë të kënaqur me punëtorinë dhe kanë mësuar nga pjesëmarrësit tjerë.
Përfundimisht, pjesëmarrësit në punëtori vërtetuan fuqishëm nevojën për më shumë fonde drejtuar ndërmarrësve të rinjë.
Punëtoria përfundoi me një shkëmbim të hapur të ideve dhe informatave në lidhje me atë se si të përmirësohet bashkëpunimi midis rajoneve, në mënyrë që të ndihmohen studentët dhe rinia e këtyre rajoneve.
|