|
CEREMONIA E NDARJES SË SHPËRBLIMEVE |
Business Support Centre Kosovo në një ngjarje solemne ndau certifikatat për pjesëmarrësit e BSCK-së në trajnime për vitin 2009 dhe shpalli biznes planet më të mira nga këto trajnime. Ceremonia e ndarjes së shpërblimeve u mbajt me datë 10 Korrik 2009 në Hotelin Grand në Prishtinë. 98 pjesëmarrës nga gjithsej pesë lokacione ku u mbajtën trajnimet, pranuan certifikatat, ndërsa 12 nga ta u shpërblyen me biznes planet më të mira.
Këtë vit, Business Support Centre Kosovo hapi Shkollën e saj të Ndërmarrësisë në Prishtinë, në të cilën ndoqën trajnimet 25 kandidatë. Trajnimet u organizuan po ashtu në Pejë, të quajtura si Trajnime mbi Shkathtësitë e Biznesit dhe Trajnime mbi Njohuritë në Ndërmarrësi për minoritetet në Osojan, Shtërpcë dhe Gorë.
|
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
|
VIZITË STUDIMORE NË POLONI PËR INKUBATORËT E BIZNESIT DHE ZHVILLIMIN E NVM-VE |
Business Support Centre Kosovo është në mes të inkorporimit si Fondacion dhe është duke planifikuar zhvillimin e një inkubatorit të biznesit. Për ketë, kjo qendër ka organizuar një vizite studimore për Inkubatorët e Biznesit dhe Zhvillimin e NVM-ve në Poloni nga 24-30 maj 2009. Pjesëmarrësit që kanë ndjekur këtë studim janë palë të rëndësishme dhe anëtarë të ardhshëm të bordit si dhe personel kyç i organizatës së re. Ata përfshinë partnerë nga Ministria e Kulturës, Rinisë e Sporteve, Agjencia SME/Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Komuna e Prishtinës dhe Oda Ekonomike e Kosovës.
|
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
|
TRAJNIMET HYRËSE MBI NDËRMARRËSINË KRYHEN ME SUKSES |
Trajnimet hyrëse të ndërmarrësisë dhe trajnimet mbi përpilimin e planeve te biznesit janë kryer me sukses. Të gjithë ata që kanë ndjekur ketë trajnime kane treguar interesim dhe motivim te madh gjatë tërë programit. Ata do t’i pranojnë certifikatat të premten, më 10 Korrik 2009 në Hotelin Grand në Prishtine. Pasi që kemi pranuar përgjigje pozitive prej vijuesve të trajnimeve, BSCK-ja do te vazhdoje me trajnime të njëjta në vjeshtë. Kliko këtu për fotot e trajnimeve ne Osojanë, Shtërpcë dhe Vranishtë.
|
|
|
|
<< Fillim < E mërparshme 1 2 3 4 5 6 7 Tjetra > Fund >>
|
| Rezultatet 9 - 12 nga 25 |