fillimi për ne na kontaktoni forum faq login
 
Lajme
Shkolla e Ndërmarrësisë
Trajnime Biznesi
Business Start-ups
Lajmet Flash
Rrjeti S.E.N.S.I.
Inkubatori i Biznesit
Linqet
Vende të lira pune
Galeria
Storje Suksesi
Kutia e ankesave
Partnerët
Ministry of Foreign Affairs of Netherlands


Fillimi
Trajnim rreth Menaxhimit të Projekteve
seminar_u_bitoli.jpgOrganizata SPARK nga Amsterdami organizoi një Trajnim pese ditor rreth Menaxhimit te Projekteve, prej datës 10 – 14 Nëntor i cili u mbajte ne Shkup te Maqedonisë. Ky trajnim ishte konstruktuar për stafin e SPARK-ut nga Prishtina dhe Shkupi, si dhe stafin e Qendrave për Themelimin e Bizneseve nga Kosova, Zenica, Bari, Kragujevaci dhe Manastiri.

Trajnimi ishte i përbëre nga pese subjekte te ndryshme, ku pjesëmarrësit patën mundësin qe te mësojnë me gjere rreth Menaxhimit te Projekteve, Analizat Organizative, Monitorimi dhe Vlerësimi, Metodat e Monitorimit dhe Planet Personale.

Pjesëmarrësit e këtij trajnimi shkëmbyen eksperiencat e tyre rreth Menaxhimit te Projekteve nga organizatat e tyre. Gjithashtu, pjesëmarrësit patën mundësinë qe te performojnë role te ndryshme dhe te bëjnë ushtrime shume te dobishme.

Mikpritës i këtij trajnimi ka qene Zonja Ger Roebeling nga Organizata e Trajnimeve MDF nga Holanda.

 
Ceremonia e ndarjes së shpërblimeve për fituesit e BSCK-së
ceremonia.jpgBusiness Start-Up Centre Kosovo ka shpallur fituesit e garës për plane të biznesit në një mbrëmje solemne.Ceremonia e ndarjes së shpërblimeve për fituesit është mbajtur me 23 Qershor 2008 në restorantin ‘Collection’ në Prishtinë.
Në këtë ceremoni ishin të pranishëm përfaqësues të qeverisë, komunitetit ndërkombëtar, universitetet dhe bota e biznesit.
Lexoni përmbajtjen...
 
Punëtoria e Zhvillimit të Programit (2)
workshop.jpgNdërmarrësia në Programin Universitar
Prizren, Kosovë
20-21 Qershor 2008


Business Start-Up Centre Kosovo organizoi një punëtori dy ditore për ndërmarrësinë në programin universitar. Punëtoria u mbajt me 20 dhe 21 Qershor 2008 në Hotel OK në Prizren.
Objektivat e kësaj punëtorie ishin të ndihmojnë përmirësimin e programit për ndërmarrësi dhe kapacitetet e mësimit për ndërmarrësi në institucionet e larta arsimore, të fokusuara në rajonet/ institucionet në Prishtinë, Pejë, Osijek dhe Bitola, dhe të ndërmirren disa plane për veprime konkrete për secilin institucion/rajon.

Ndihmës të kësaj punëtorie ishin Zoti Jaap Van Tilburg, kryetar i Top Spin International dhe Këshilltar Senior i Shkollës së Menaxhmentit dhe Qeverisjes në Universitetin e Twentes, dhe Prof. Besnik Kransiqi, profesor i Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Prishtinës.
Lexoni përmbajtjen...
 
<< Fillim < E mërparshme 1 2 3 4 5 6 7 Tjetra > Fund >>

Rezultatet 17 - 20 nga 25
shqip | english | srpski
Ngjarjet e fundit
No upcoming events
Shiqo kalendarin në tërësi

Shkarko aplikacionin këtu
July 2010 August 2010
Mo Tu We Th Fr Sa Su
Week 26 1 2 3 4
Week 27 5 6 7 8 9 10 11
Week 28 12 13 14 15 16 17 18
Week 29 19 20 21 22 23 24 25
Week 30 26 27 28 29 30 31
 
© BSC Kosovo 2007
design by digimak