|
Trajnime mbi Shkathtësitë e Biznesit në Pejë |
Pas suksesit të Trajnimeve mbi Shkathtësitë e Biznesit, Qendra për Themelimin e Bizneseve e Kosovës këtë herë organizon te njëjtat trajnime në Pejë. Këto trajnime i dedikohen njerëzve me ide inovative dhe atyre që kane shkathtësi për të hapur biznesin e tyre.
Trajnimet mbi Shkathtësitë e Biznesit përbehen nga 6 module, një modul zgjatë 5 ditë, dhe secila ditë zgjate 4 orë.
Pas përfundimit te Trajnimeve, çdo kandidatë ka të drejte të paraqesë një Biznes Plan dhe të aplikoj për pakon e themelimit të bizneseve qe ofrohet nga Qendra për Themelimin e Bizneseve e Kosovës. Kjo pako përfshinë:
• Regjistrim të biznesit falas;
• 100 ore këshillim profesional falas;
• Mikro-kredi te dizajnuara pasaqerishtë për hapjen e bizneseve;
• Ndërlidhje me komunitetin e Biznesit.
|
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
|
PREZANTIM RRETH STANDARDEVE TË KUALITETIT ISO DHE HACCP |
|
Qendra për Themelimin e Bizneseve e Kosovës ne bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës dhe kompanin BH Quality nga Bosnja dhe Hercegovina organizoi një prezantim për Standardet e Kualitetit ISO dhe HACCP. Qëllimi i këtij prezantimi ishte që të jap një pamje gjithëpërfshirëse rreth ISO dhe HACCP Standardeve dhe se si këto sisteme mund të aplikohen dhe implementohen nga organizatat.
Pjesëmarrësit e këtij prezantimi ishin kompanitë të themeluara nga Qendra për Themelimin e Bizneseve e Kosovës, kompanitë anëtare te Odës Ekonomike të Kosovës si dhe organizata të tjera.
Duke e parë se disa kompani ngurrojnë qe ti implementojnë Standardet e Kualitetit, një diskutim produktiv rrodhi në mes të pjesëmarrësve për mënyrat më të mira dhe më të lehta për aplikimin e këtyre standardeve, veçanërisht me punëtorët qe i rezistojnë ndryshimit. Të gjithë pjesëmarrësit u pajtuan se implementimi i Standardeve të Kualitetit nga organizatat është vendimtar duke e konsideruar se Unioni Evropian dhe shumica e shteteve perëndimore i kërkojnë ISO dhe HACCP Standardet si një kusht paraprak për të bëre biznes.
|
|
|
Konferencë regjionale rreth Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme |
Stafi i Qendrës për Themelimin e Bizneseve e Kosovës dhe partneret e saj nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe Universitetit te Prishtinës morën pjese ne konferencën rreth “Eksperiencave te Suksesshme në Mënjanimin e Pengesave për Ndërmarrjet e Vogla dhe te Mesme ne Ballkanin Perëndimor”, konference kjo e cila u organizua nga BSC Tivar me 23 dhe 23 Dhjetor.
Qëllimi kryesor i kësaj konference ishte shkëmbimi i eksperiencave nga regjioni mbi pengesat e bizneseve dhe mënyrat e eliminimit te tyre.
Konferenca u hap me fjale mirëseardhje nga Drejtoresha e BSC Tivarit, Ivana Tomasevic, pasuar nga zevendes kryetari i Komunes së Tivarit Dragan Simovic.
Menaxheri i Projektit nga SPARK, Philip Hostert prezantoi aktivitetet dhe planet e ardhshme te SPARK-ut ne Ballkan. Pas kësaj, eksperti I UE-se për Ndërmarrjet e Vogla dhe te Mesme, Alberto Gomez, prezantoi një raport nga BSC-te për pengesat vendore te Ndërmarrjet te Vogla dhe te Mesme si dhe Barrierat e Tregtisë ne UE qe ndikojnë ne Ndërmarrjet e Vogla dhe te Mesme ne Ballkanin Perëndimor.
|
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
|
|
<< Fillim < E mërparshme 1 2 3 4 5 6 7 Tjetra > Fund >>
|
| Rezultatet 13 - 16 nga 25 |