fillimi për ne na kontaktoni forum faq login
 
Lajme
Qendra per Themelimin e Bizneseve e Kosoves emëron Besnik Krasniqin si Drejtor të saj.
 
Trajnimi: "Aftësimi për Biznes"
Gara për Biznes Plane
Business Start-ups
Gara për Idetë më të mira
Lajmet Flash
Rrjeti S.E.N.S.I.
Inkubatori i Biznesit
Linqet
Vende të lira pune
Galeria
Storje Suksesi
Partnerët
Ministry of Foreign Affairs of Netherlands Kosovo Enterprise Program
 univ.jpg BTC 
min_sport.jpgmin_industr.jpgmin_tekno.jpg
univ_prishtines.jpgoek.jpgriinvest.jpg


Fillimi arrow Për Ne
Për BSCK Printoni E-mail

Business Start-up Centre Kosovo (BSCK) ndihmon studentët e sapo diplomuar dhe ata të diplomuar të fakulteteve të të gjitha universiteteve në Kosovë që të themelojnë ndërmarrje të vogla dhe të mesme (NVM). BSCK ofron trajnime dhe këshilla gjithashtu edhe qasje në mikrokredi për idetë e biznesit që premtojnë më së tepërmi. Objektivat kryesore të projektit janë:


Qëllimet strategjike të projektit:

  • Bashkimi i sektorit të arsimit të lartë me sektorin e biznesit të Kosovës në mënyrë që të plotësohen më mirë nevojat e tregut të punës;
  • Të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të Kosovës;
  • Të përmirësoj tregun regjional dhe klimën e investimeve për tu pranuar në integrimet ekonomike Evropiane.

Objektivat e projektit  

  • Themelimi i BSC-së së qëndrueshme në Prishtinë, vazhdimësi e ekspertizave ekzistuese të BSC-së në Holandë si dhe në Evropën Juglindore;
  • Të ngrisim frymën e iniciativës biznesore në mesin e studentëve të diplomuar dhe atyre të sapo diplomuar;
  • Të forcojmë lidhjet midis sektorit të arsimit dhe sektorit të biznesit;
  • Të zhvillojmë trajnime dhe procese të mbështetjes të NVM për grupet synuese me një bashkëpunim të ngushtë me UE, ekspertët e Evropës Juglindore dhe përfaqësuesit e sektorit të biznesit.


GARAT


BSCK dëshiron t'u jap të rinjve në Kosovë shansin për të shndërruar idetë e tyre në biznes. Për ta arritur këtë, janë tri cikle përmes të cilave të rinjtë mund t'i bashkohen BSCK-së:

  1. Gara për Idetë më mira të Biznesit
  2. Gara për Biznes Planet më të miraa
  3. Gara Finale për Biznes Planin më të mirë

Gara për Idetë më të mira të Biznesit dhe Gara për Biznes Planet më të mira është e hapur për të gjithë banorët e Kosovës të moshës 18 deri 35 vjeçare. Fituesit e Garës për Biznes Planin më të mirë mund të hyjnë në Garën Finale për Biznes Planin më të mirë.

Trajnimet

Fituesit e garave të lartë përmendura, do të trajnohen që nga shkrimi i biznes planit deri tek zhvillimi i biznesit, kontabiliteti, resurset njerëzore, marketingu etj. Këto trajnime zhvillohen nga ekspert ndërkombëtar, regjional dhe vendorë të biznesit. Trajnuesit janë të trajnuar nga trajnues profesional të Evropës Juglindore dhe Kosovës.

Mbështetja për fillimin e biznesit


10 biznes planet më të mira do të kenë mbështetjen e BSC Kosovë për të filluar biznesin e tyre. Përpos trajnimeve të gjëra, ju do të keni:

  • Regjistrim falas të biznesit
  • Asistencë nga fondet e BSC Kosovë, duke ofruar mikrokredi të dizajnuara veçanërisht për biznese fillestare
  • 100 orë këshillime menaxheriale falas që biznesi juaj të bëhet i qëndrueshëm

Instituti profesional mikro-financiar do të ju udhëzoj gjatë dy viteve të para të operimit të biznesit tuaj në mënyrë që të sigurohet se biznesi juaj do të jetë në gjendje të vazhdoj më tutje.  

 
shqip | english | srpski
Ngjarjet e fundit
No upcoming events
Shiqo kalendarin në tërësi
January 2009 February 2009
Mo Tu We Th Fr Sa Su
Week 1 1 2 3 4
Week 2 5 6 7 8 9 10 11
Week 3 12 13 14 15 16 17 18
Week 4 19 20 21 22 23 24 25
Week 5 26 27 28 29 30 31
Bashkëpunëtorët e BSCK
 cefe3.jpg
 www.cefeks.org
gtz0.jpg
 www.gtz.de
 
© BSC Kosovo 2007
design by digimak