fillimi për ne na kontaktoni forum faq login
 
Lajme

  • Intern Project Assistant  >>>
 
Shkolla e Ndërmarrësisë
Trajnime Biznesi
Business Start-ups
Lajmet Flash
Rrjeti S.E.N.S.I.
Inkubatori i Biznesit
Linqet
Vende të lira pune
Galeria
Storje Suksesi
Kutia e ankesave
Partnerët
Ministry of Foreign Affairs of Netherlands


Fillimi
FILLOI SHKOLLA E NDËRMARRËSISË NË PRISHTINË
 Prishtinë, 30 nëntor 2009 – Qendra për Mbështetje të Bizneseve në Kosovë (BSCK) ka filluar ciklin e ri të Shkollës së Ndërmarrësisë në Prishtinë. Ka qenë shumë e vështirë për jurinë që të bëjë përzgjedhjen e pjesëmarrësve për këtë cikël për shkak të interesimit të lartë të të rinjve për këtë program dhe kualitetit të lartë të ideve të prezantuara nga kandidatët. Megjithatë, juria ka vendosur për 25 pjesëmarrës të cilët kanë potencialin më të lartë për të shndërruar idetë e tyre në biznese. Pjesëmarrësit do të kenë mundësi që të marrin njohuritë e nevojshme për ndërmarrësi.
Lexoni përmbajtjen...
 
FORUMI PËR NDËRMARRËSI DHE ROLI I NVM-VE NË ZHVILLIMIN EKONOMIK
Iniciativat e të rinjve të Republikës së Kosovës për të themeluar ndërmarrje të vogla dhe të mesme duhet të gëzojnë mbështetje më të lartë në ndërtimin e kapitalit human për ndërmarrësi

 Prishtinë, 17 Nëntor 2009, Qendra për Mbështetje të Bizneseve në Kosovë (BSCK) ka organizuar forumin me temë “Ndërmarrësia dhe Roli i NVM-ve në Zhvillimin Ekonomik” në Prishtinë. Qëllimi i këtij forumi është prezantimi i informatave ekzistuese dhe diskutimi rreth sfidave, problemeve, dhe rëndësisë së ndërmarrësisë, posaçërisht NVM-ve, në Kosovë. Në këtë temë kanë kontribuar diskutimet nga ligjërues dhe trajnerë të ndërmarrësisë, organizata dhe biznese që ndihmojnë zhvillimin e ndërmarrësve në Kosovë, ndërmarrës me eksperiencë, ndërmarrës të rinj, dhe të rinj të tjerë që synojnë që në një të ardhme të afërt të bëhen ndërmarrës.

Lexoni përmbajtjen...
 
SHKOLLA E NDËRMARRËSISË NË PRISHTINË DHE PEJË
 Business Support Centre Kosovo (BSCK) në përkrahje të Ministrisë së Jashtme të Holandës dhe partnerëve siq janë: SPARK (më parë e njohur si ATA), Komuna e Prishtinës, Komuna e Pejës, Universiteti i Prishtinës, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Ministria e Kulturës, Rinisë, dhe Sportit, Agjencioni për Mbështetje të NVM-ve, NLB Bank, Oda Ekonomike e Kosovës, dhe Universiteti Iliria. BSCK organizon shkollën e ndërmarrësisë në dy lokacione: 1. Prishtinë dhe 2. Pejë. Pjesëmarrësit mund të fitojnë njohuri të domosdoshme për themelimin dhe zhvillimin e biznesit të tyre përmes shtatë moduleve të shkollës së ndërmarrësisë.
Lexoni përmbajtjen...
 
<< Fillim < E mërparshme 1 2 3 4 5 6 Tjetra > Fund >>

Rezultatet 1 - 4 nga 21
shqip | english | srpski
Ngjarjet e fundit
No upcoming events
Shiqo kalendarin në tërësi

March 2010 April 2010
Mo Tu We Th Fr Sa Su
Week 9 1 2 3 4 5 6 7
Week 10 8 9 10 11 12 13 14
Week 11 15 16 17 18 19 20 21
Week 12 22 23 24 25 26 27 28
Week 13 29 30 31
 
© BSC Kosovo 2007
design by digimak